Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion në shtatzëni

Pershendetje doktor, sot me erdhi me poste nga spitali se une kam grupin B streptococ, para nje muaji kam bere strishon vaginale sepse kisha djegje dhe sekrecione, ketu me shkruan se une duhet te marr antibiotik kur te shkoj ne lindje ne menyre intravenoze dy ore para se me lind, sa eshte e rrezikshme kjo per mu dhe bebin, jam shume ne merak? Te pershendes.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dita,

Infeksionet në shtatzëni mund të jenë ose jo problematikë për nënën, fëmijën ose për të dy së bashku. Sipas influencës së tyre në ecurinë e shtatzënisë, infeksionet klasifikohen në infeksione që ndikojnë në shtatzëni, në infeksione që nuk ndikojnë në ecurinë e saj dhe infeksione që burojnë nga shtatzënia.

Infeksioni nga streptokoku i grupit B, ndodh në shumë raste tek gratë shtatzëna paralindjes. Nëqoftëse me fillimin e aktivitetit të lindjes gruaja trajtohet me antibiotikë, atëherë fetusi është i mbrojtur ndaj këtij infeksioni. Prandaj do ju këshilloja përdorimin e antibiotiko-terapisë në periudhën e fundit të shtatzënisë, me qëllim që të evitohen komplikacionet tek bebi që do lindë.

Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.

Besa Besa (12 vite më parë)
Pershendetje edita edhe une e kam ket lloj infeksioni te lutem me trego si e ke lind bebin me lindje normale apo me operacion jam bere shume merak. Jam ne javen 37+3
(14 vite më parë)
shum shum faleminderit per pergjegjjet ...

/komuniteti