Shtatzënia pas lindjes
Eri Tirane
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eri,
Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.
Po tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. A mund te ngelem shtatzane 3 muaj pas lindjes dhe nuk me kane ardhur menstruacionet nderkohe qe dhe femija ushqehet me gji. Sa eshte mundesia e te mbeturit shtatezane ne keto rrethana? Faleminderit Eri.