Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebit në javën e 31-të

Pershendetje dr Moza, jam Lola, jetoj ne Gjermani. Jam shtatzane ne javen e 31, sot pata kontrolle mjeku me tha bebi ka pozite jo te mire per me pas lindje normale, tha nese nuk kthehet bebi keto dy jave me koke poshte lindja duhet bere me premje cezariane. Desha te di edhe mendimin tend a ka mundesi te kthehet bebi me pas lindje normale bebi tash peshon 1,700 gr.

Vlora . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora,

Të gjitha pozicionet që bebi merr gjatë shtatzënisë, janë normale. Përgjithësisht gjatë muajit të nëntë, fëmijët marrin pozicionin për lindje i cili nuk ndryshon më. Ka raste, sidomos tek fëmijët me peshë të vogël ku pozicioni i tyre ndryshon (situs mobilis). Për të patur edhe lindje normale, duhet që bebi të ketë marrë pozicion cefalik që do të thotë të jetë pozicionuar me kokë poshtë. Por edhe nëse ka pozicion tjetër, mjekët janë të aftë të realizojnë lindje të sukseshme qoftë edhe me prerje cezariane.

Edhe nëse bebi qëndron në pozicion më kokë lart, mjeku do të vlerësojë mënyrën e lindjes. Ai do zgjedhë rrugën e lindjes më të mirë të mudshme, për shëndetin tënd dhe të fëmijës.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti