Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk po mbes shtatzënë!

Pershendetje doktor, ka 10 muaj qe jam e martuar dhe tentoj te mbes shtatzene, kontrollohem te mjeku Selami Sylejmani ne Prizren, i cili percjell gjendjen time cdo muaj dy here ne muaj, i cili gjithmon me thote qe gezoj nje shendet shume te mire, me tregon qe kur e kam fazen e ovulacionit, dhe cdo gje eshte ne rregull me mua, por analizat kur i ka bere burri i doli qe levizshmerine e spermatozoideve e kishte pak te ngadalesuar dhe na sygjeroi qe te pinte orthomol, te cilat ndihmojne shume. Mirepo ka 6 muaj qe burri i pin, dhe une ende nuk mbeta shtatzene. Cfare me sygjeroni ju? E di qe edhe psiqikisht ndikon shume, mirepo nuk po mundem ta heq nga mendja asesi nuk po mund te lirohem psiqikisht.

Vjosa Prizren (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Vjosa,

Është e vërtetë se edhe mashkulli, është problem i infertilitetit të çiftit. Që të ndodhë shtatzënia, duhet që spermatozoidi të ketë formë dhe strukturë (morfologjia) normale dhe lëvizshmëria (motiliteti) të realizojë arritjen dhe penetrimin në vezë.

Gjithashtu që të ndodhë shtatzënia, duhet të jenë një numër i mjaftueshëm spermatozoidesh në spermë. Koncentrimi spermatozoideve duhet të jetë më i madh se 20 milionë në një mililitër spermë. 10 milionë ose më pak spermatozoide për milimetër spermë, tregon për përqendrim të ulët të spermatozoideve (subfertilitet).

Në shumicën e rasteve, problemet kanë zgjidhje, mos u brengos! Cilësia dhe sasia e lëngut spermatik, mund të vlerësohet vetëm nga mjeku androlog. Prandaj bëni konsultë me të, dhe ai do të ju rekomandojë vazhdimin e trajtimit nëse është e nevojshme.

Ju uroj shumë fat.

/komuniteti