Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngërçet e këmbëve

Pershendetje, jam ne javen e 27... po me ndodh nganjehere qe kur po zgjona nga gjumi po me koqitet kemba... njehere e majta, ndersa dje kur jam zgju e djathta... a ju ka ndodhur juve kjo.. qka mund te jete edhe pse ha shume mire, ndoshta skam kalcium apo cka mund te jete?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lavdije,

Ngërçet e këmbëve gjatë shtatzënisë mund të paraqiten në çdo periudhë dhe mund të konsiderohen normale. Në tremujorin e tretë, zakonisht këto ngërçe ndodhin natën. Shpesh fillojnë me dhimbje të forta në pulpa apo në shputa dhe i forcojnë muskujt e pulapve duke krijuar dhimbje.

Ngërçet në këmbë shpesh mund të zgjasin gjer në një minute, por nga ngërçet mund ta kesh vështirë të ngritesh nga krevati dhe të ecësh. Mënyra më e mirë për tu përballur ngërçet është konsumimi i ushqimit të pasur me vitamina dhe konsumimi më i madh i kalciumit.

Kompresat e ngrohta apo dushi me ujë të ngrohtë mund të lehtësojnë dhimbjen nga ngërçet qofshin këto edhe ngërçe të shpinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
flm shum nga tii dr.e nderaru je shum emire me ne...

/komuniteti