Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje dr. Memli deshta te di a eshte normale qe mos ti ndi ende levizjet e bebit jam ne javen e 18 premten isha ne kontroll dhe mjeku mtha gjithshka eshte ne rregull, kur e pyeta gjini me kontrolloj poshte se tha ki pak teprice te dhjamit e nuk muj aq mire me pa edhe valet e zerit te zemres vin me shkeputje po pas kontrolles mtha se gjithshka eshte ne rregull, deshta te di a eshte kjo arsye se une nuk e ndegjoj vetem nganjeher rralle me bon sikur po me levrit diqka ne bark pi shume pak? Te lutem me ndihmo ngase eshte shtatzania ime e pare e po shqetesona .... Mirembeteshit.

Nita Berisha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje,

Nita, lëvizjet e bebit tek një grua me shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Meqë ti je në javën e 18-të të shtatzëninë, ka akoma kohë që bebi të fillojë të lëvizë dhe t’i ndjeni ato.

Të uroj shtatzëni dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti