Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorroidet në shtatzëni

Pershendetje, jam ne javen e 20 te shtatzanise mirepo po kam problem me hemorroide. Jo rregullisht por vetem kur po lodhem e po qendroj shume ne kembe. Kam shtatzani normale pa komplikime tjera perveq ketij problemi. Cfare me keshilloni?

Lirije Arifi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Lirije,

Hemorroidet janë vena të zgjeruar përreth anusit, të cilat shkaktojnë kruarje, dhimbje dhe gjakrrjedhje. Hemorroidet bëjnë që me jashtëqitje të rrjedhë gjak, kurse kur provoni të defekoni keni dhimbje. Këto paraqiten gjatë shtatzënisë, sepse venat relaksohen nën ndikimin e hormoneve të shtatzënisë. Zakonisht tërhiqen shpejt pas lindjes. Nëse vuani nga hemorroidet:

1. Hani ushqim të pasur me fibra si dhe fruta e perime. Poashtu pini shumë lëngje, sepse e parandaloni kapsllëkun i cili përkeqëson hemorroidet;

2. Mos qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë;

3. Bëni ushtrime për të përmirësuar qarkullimin e gjakut;

4. Kur fleni mbani këmbët pak të ngritura (futni nën këmbë ndonjë libër të trashë);

5. Për ta lehtësuar dhimbjen përdorni akull.

6. Nëse hemorroidet dalin jashtë anusit, provoni që t’i futni brenda;

7. Këshilloni mjekun dhe kërkoni nga ai që t’ju japë ndonjë pomadë për t’i lyer hemorroidet. Nuk ju rekomandoj që të përdorni metoda të cilat nuk janë dokumentuar shkencërisht se janë të sigurta dhe efektive.

Gjithë të mirat.

/komuniteti