Lëkura e barkut në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Dita,
Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thatë dhe mund të jep edhe dhembje apo kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Dr, ndoshta po bej shume pyetje po me mire tju pyes se sa te rri me ate ves po behem shume merak, sic ju kam treguar jam ne javen e 32 dhe ne anen e djathte te barkut afer kerthizes kur po e prek barkun lekuren sikur nuk pe ndjej prekjen ne ate vend, per qka ndodh kjo a eshte rrezik apo ndoshta qe lekura eshte zgjeruar shume jam ne merak, pres me padurim pergjegjen tuaj.