Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth IVF

Pershendetje Dr Keta. Jam ne moshen 27 vjeçare, para 3 vitesh kam mbetur shtatzene mirepo kam abortuar. Shtatzenia ka qene natyrale pa ndihmen e mjekut mirepo qe atehere qe kam abortu tentoj qe te mbetem shtatzene, mirepo pa sukses! Kam bere edhe IVF, mjeku me ka thene qe procedura ka shkuar shume mire, analizat kane dale mire, gjithashtu edhe ekoja mire, mirepo ne fund kur i kane marre embrionet i kane gjetur 3 embrione edhe qe te 3 kane qene te pa pjekura. Mjeku me ka thene qe ka pasur ende vezore mirepo kane qene te vogla, Puregan kam marrur 600/0.72ml ndersa dozen ma kane dhene 100. Tashi kam provuar prape ne shtatr mirepo mjekja me ka thene qe kam pasur probleme me pjekjen e vezeve. Pyetja ime eshte, neqoftese kam probleme me pjekjen e vezeve, cka mendoni ju a kane mundesi qe te piqen ne kete rradhe ato edhe a kane sherim vezet te cilat kane probleme me pjekje ne kete rradhe? Puregan qe do ta marre eshte 900 ndersa doza qe do te marre eshte 120, ju lutem te ma ktheni nje pergjigjje sepse ndihem shume keq, jam shume e shqetesuar.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura,

Nëse folikuli është i maturuar plotësisht dhe gjendjet e shëndetit riprodhues të femrës dhe mashkullit janë normal, shtatzënia është e mundur të ndodhë me shumë gjasa. Është e vërtetuar se stresi, është një nga faktorët e infertilitetit.

Unë uroj që IVF të jetë e sukseshme te ty.

/komuniteti