Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëngu amniotik

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 33 dhe nganjehere po behem kaps nga barku nuk e di pse dhe sot me ndodhi e njejta dhe sa kesh ne toalet mu duk sikur pata pak rrjedhje si uje shume pak po spo di se a eshte lengu i bebit apo sekrecion, me tregoni ju lutem se cka mundet me ndodh nese ka qene lengu amniotik cilat jane rreziqet per bebin? Pres me padurim pergjegjjen tuaj. Ju falenderoj shumme.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita,

Rritja e nivelit të progesteronit, që është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe shtuar më shumë kapsllëkun.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto. Ecja është një rekomandim tjetër i rëndësishëm, pasi ve në lëvizje muskulaturën e barkut.

Në lidhje me shqetësimin rreth lëngut amniotik, mendoj që duhet të kontaktosh mjekun tënd gjinekolog, i cili përcjellë shtatzënine tënde për të vlerësuar situatën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti