Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i ulët

Pershendetje! E kam tensionin te ulet dhe si rrjedhoje dhe dhimbje koke. Jam ne muajin e katert te shtatzanise, cfare me rekomandoni? Flm.

Ina Cela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina,

Hypotensioni, është i njohur te gratë shtatzëna. Në momentin që ke ndjenjën e maramëndjes, qëndro në pozicionin shtrirë anash majtas. Kështu do ta ndjesh veten më mirë dhe më të qetë. Për ankesën tjetër që ke, bëj një analizë të gjakut komplet ku mjeku që të ndjek shtatzëninë të vlerësojë situatën. Janë të rekomanduara në këtë periudhë edhe marja e vitaminave, kripëravë minerale dhe suplementi me hekur. Nëse nuk i merr multivitaminat, kërkoja mjekut tënd që ti përshkruajë ato.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti