Si të veproj pas kalimit të terminit?
Jonida Osmani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jonida,
Për të mësuar diçka më shumë mbi shtatzënitë që vazhdojnë edhe mbi ditën e parashikuar të lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin në rubrikën Perinatologjia:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje dr. Moza. Faleminderit per durimin tuaj ne pergjigje te pyetje tona. Une e kam terminin e lindjes neser, pra me 11 gusht, duke qene se menstruacionet e fundit i kam pasur me 05 11 2011. Deri tani nuk kam pasur asnje problem ne shtatezanine time. Cdo gje ka qene normal. Une ndihem shume mire dhe bebin e ndjej te levize me te njejtat ritme. Por mjekja qe ndjek shtatezanine time ka marre lejen dhe eshte me pushime. Une nuk di si te veproj nese kalon termini i lindjes. A duhet te shqetesohem per kete? Cfare me rekomandon qe te bej? A te pres derisa lindja te vije ,apo te vete ne martenitet e te bej nje kontroll. Cfare kontrolli duhet te bej? Faleminderit. Jonida.