Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë është Klamidia?

Pershendetje, cka eshte klamidia dhe prej cka behet, si shkakatar i ckahit? Kam bere strishat vaginale te gjitha, me kane dalur mire krejt veq qekjo Klamidja me ka dale 95% pozitive, cka eshte te lutem me spjego pak me gjeresisht? Po ashtu gjate marredhenjes, me vije ni arome e keqe nga ana ime, a kam nevoje me e bo naj kontrolle gjinekologjike, se skam bere ende e cka me be? Te lutem me shpjego.

Linda Sferqa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda,

Klamidia është infeksion bakterial, që transmetohet me rrugë seksuale dhe ka mundësi të trasmetohet edhe nga kontakte me objekte të ndryshme. Qafa e mitrës, urtera, rektumi dhe thithkat e gjinjëve janë organet kryesore të infektimit nga klamidia. Bakteri i klamidias është konstatuar edhe në fyt, mëlçi dhe mushkëri.

Gratë e infektuara nga klamidia, në të shumtën e rasteve janë asimptomatike. Tek gratë simptomatike, ato shfaqen deri në 3 javë pas infektimit. Disa nga shenjat e pranisë së klamidias janë; shtimi i sekrecioneve vaginale, urinim i shpeshtë i shoqëruar me dhëmbje, dhëmbje në fund të barkut, dhëmbje gjatë akteve seksuale, anomali kohore menstruale, infeksion në sy që shfaqet me enjtje, irritim dhe dhëmbje.

Trajtimi medikamentoz për klamidia, është antibiotiku. Por suksesi i mjekimit varet edhe nga trajtimi me antibiotik edhe i partnerit. Gjatë periudhës së mjekimit, nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Pasi të jesh rikonsultuar me mjekun, dhe kur ai konstaton se mjekimi i klamidias është arritur, mund të vazhdohet jeta normale.

Mimoza, po mundohem të të them se shqetësimi yt nuk duhet të përqëndrohet tek shkaku i marrjes së infeksionit e as tek simptomat e tij. Është e referuar se infeksioni gjenital i klamidias është faktor për infertilitetin femëror. Mjekimi është kryesori, aty përqëndrohu, përqëndrohu tek mjekimi rigoroz, bashkëkohor, i përshtatshëm dhe i plotë për të dy partnerët, mos harro për të dy. Vetëm kështu ekziston mundësia, që shtatzënia të shkojë deri në fund të saj. Nëse klamidia është e pranishme gjatë shtatzënisë, mjekohet pa shkaktuar probleme anësore.

Për t`u informuarr rreth Klamidias, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/klamidia

Gjithë të mirat.

Sara :d (14 vite më parë)
Linda une e kam pasur kete problem dhe nuk e kam ditur qe eshte klamidia (me vone e kane konstatuar) athere kur edhe bakteria vetem ka lene pasoja te pariparueshme ngas mi ka mbyll kanalet pa mundesi hapjeje.....kontrollohu te nje gjinekolog dhe menjehere merr antibiotik , mos e neglizho punen
Linda Sferqa (14 vite më parë)
Po ashtut nese mbetem shtatzan a ka diqka pasoj per shkak te kesaj gjendej , apo dueht qe te mjekohem me heret , mandej me mbet , me keshilloni si eshte me mir , qe mos te hy ne ate faz dhe mos te kem ndonj akcez ok ? klm Ju faliminderit shum..
Linda Sferqa (14 vite më parë)
Pershendetje , Deshta te pyes qe po kam sekrecione shum , dhe po ashtu vije ni arom e keqe , kjo arom me vije edhe gjat mardhenjes , nese ban me me rekomandu se c\'te beje , a t\'i beje strishat vaginale te gjitha , apo cila eshte me kryesorja siapas juve me bo per shkak te kesaj ere , ju lutme me shpjego , Ju faliminderit shum per mirkuptimapo shkaktar i shkafit mund te jete ,apo si pasoj e qkagit eshte ?.. Respekt..

/komuniteti