Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas abortit

Pershendetje, jam nene e nje vajze 3 vjecare. Para 6 muajsh planifikuam per shtatzanine e dyte dhe mbeta shtatzane, ta theksoj se kam bo kontrolla me pare mire kane qene te gjitha, por ne ne javen e 6 ne gjume kam qene mu ka leshu gjakderdhja dhe gjysma e frytit veq ka rene mjeket ne klinik me kane pastru vetem pak per me pa mos ka mbet ndonje pjese brenda, dhe tash mbas 1 muaji jam shume mire, cili mund te jete shkaku i abortit, a do te kem problem me me mbet prape shtatzene dhe mbas sa muajve me planifiku shtatzanine tjeter, ta theksoj tash kam bo analizat: Klamidia ka dale shume mire ndersa shtriso cervikale dhe vaginale me bakteri a do te jene problem mu sheru pres pergjigje dhe a ka gjasa mu perserit prap aborti? Flm pune te mbare.

Maesa Hoxha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mrika,

Më vjen keq për abortin që të ka ndodhur. Shkaqet e aborteve janë të ndryshme, që lidhen si me shëndetin e femrën ashtu dhe të mashkullit. Nëse gjendet shkaku abortit dhe trajtohet, atëherë nuk ka arsye të ndodhë e njëjta gjë edhe në shtatzëninë e dytë.

Koha për të kërkuar shtatzëninë e rradhës, rekomandohet të jetë pas 6-të muaj, kjo periudhë nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues dhe lënien kohë mjekut të vlerësojë shkakun e abortit dhe trajtimin e tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti