Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, kam bere analizat dhe me kane dale pak anemike... me kane rekomanduar te ha melci vici sepse ka gjak dhe kjo gje ndihmon... a eshte e vertete? a ka problem nese e ha? pergjigja juaj ka shume vlere per mua, te pershendes.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esa,

Anemia si shkak, ka mungesën e sasisë dhe cilësisë ushqimore si dhe mungesën e vitaminëve dhe minerale. Me analiza dhe ekzaminime, duhet të gjesh shkakun e anemisë për të marrë trajtimet e nevojshme.

Si fillim, të rekomandoj të bësh analizën e ferritinemisë (hekurit), për të parë gjëndjen e rezervave të hekurit që ka organizmi yt. Sipas përgjigjes së analizës, mund të rregullohet dieta ushqimore duke shtuar ushqime me përmbajtje hekuri si spinaqi, mëlçia, mishi etj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
shum faleminderit per pergjigjen

/komuniteti