Aborti në javën e gjashtë, cilat janë shkaqet të cilat më sollën deri te aborti?
Ardita Brahimi
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Më vjen shumë keq për abortin që të ka ndodhur. Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; defektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun.
Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Të uroj gjithë të mirat.
Doktoresha Keta, para 8 dite kam pas nje abort por ende nuk është gjet shkaku i abortit kam qene shumë mirë deri javen e 6, por mu lëshu gjakderdhja te lutem tregom cilat analiza duhet ti bëj pas këtij aborti që mos përseritet e njejta gjë sepse jam shumë e shqetesuar edhe doktori më ka thënë që pas tre muaj mund të filloj me shtatzane të dyte cfare me kishe propozu pas tre muaj te filloj apo pas gjashte muaj sepse jam edhe me gjëndrrën e tiroides. A kam drejtë me përdor terapi për tiroiden kur jam shtatzëne sepse endokrinologia me ka rekomandu letrox nje dite 100 mg ndërsa nje dite 75 mg a ka mundesi qe kjo terapi ka ndiku në abort? Tash analiza e tiroides mu ka rregullu. Respekt.