Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi dhe ndikimi i Letrox

Përshendetje e nderuar Keta, të përgëzoj për punën që e bënë, doktoresha pasi që mbeta shtatzëne edhe pse mu rregullu gjëndrra e tiroidës endokrinologia më rekomandoi të përdor edhe gjatë shtatzanise Letrox një dite kam pas 100 mg kurse nje dite 75 mg por ne javen e gjashte përfundova me abort. A ka mundësi që kjo terapi ka ndiku në abortin tim? Të lutem sqaro a kam drejte a jo të përdore këtë lloj terapie? Respekt.

Ardita Brahimi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita,

Nga momenti që është vendosur të fillohet një shtatzëni, nuk rekomandohet përdorimi i Letrox-it. Për të zgjidhur problemin, përpara se të këshillohesh me gjinekologun duhet të bësh një këshillim me mjekun endokrinolog, i cili do të rekomandoj preparate të tjera mbi sëmundjen që përshkruan, por që mund të përdoren edhe në shtatzëni.

Ju uroj fat.

Ina Ani (14 vite më parë)
Pershendetje doktoresh. Ndersa po lexoja ne portal e pash pyetjen e znj ardita,dhe ajo qe me beri te mendohem eshte fakti qe e keni cekur se letrox nuk rekomandohet ne shtatezani. Une u bera merak per veten time,sepse une perdor letrox qe 1 vit para shtatezanis,dhe vazhdoj ta perdor ende edhe tash qe jam shtatezene ne javen e 26. Une e perdor letrox 50 mg,keshtu me ka rekomanduar endokrinologu ne baze te analizave qe i beje cdo muaj,dhe per kete eshte i njoftuar dhe gjinekologu. Te lutem me trego a jam duke e bere gjene e duhur? Gjitha te mirat!

/komuniteti