Sekrecionet në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Dita,
Ankesat që përshkruan, duhet të vlerësohen dhe diagnostikohen me strisho vaginale. Trajtimi bëhet mbështetur në rezultatin e kulturës së tyre. Kërkoi mjekut që të bësh strisho vaginale, për të diagnostikuar infeksionin e mundshëm dhe marrë trajtimin më efikas.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr. Memli, tash jam ne javen e 33 dhe po kam shume sekrecione nganjehere jane te verdha nganjehere shkojne ne ngjyre te gjelbert si dhe po kam djegje gjate marredhenjeve, para dy muajve kam qene keshtu dhe kam perdore Canesten vaginaleta si dhe kremin dhe u pata ndi shume me mire me pat kalu kjo, por ajo qe me shqeteson eshte qe prape jam njejte, pse po me perseritet kaq shpesh dhe sa eshte rreziku per bebin, te premten kam termin te mjeku por nuk mujta me prit deri atehere sepse shume jam bo merak.