Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti spontan dhe shkaku

Pershendetje Dr. e nderuar, me 11 Korrik pesova abort spontan ne javen e 6 deri ate nate mire kam qene, kur pernjehere ne gjume mu ka leshu gjakderdhja dhe deri sa shkova ne Klinik gjysma e frytit kishte rene, jom nene e nje vajze 4 vjeqare, 6 muaj skam mujt me mbet shtatzane, gjate kesaj kohe kam bo kontrolla dhe gjitha analizat dilshin mire, mbeta shtatzane dhe humba femijen, cili mund te jete shkaku i abortit, a do te kem problem prape me mbet shtatzane, cfare ekzaminime me bo per mos mu perserit prap aborti dhe a mundem mbas 3 muje me provu me mbet shtatzane, me qe po kam frike se mos kam problem prap me mbet shtatzane, mfal se e zgjata pak, pune te mbare.

Maesa Hoxha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rita,

Më vjen shumë keq për abortin që të ka ndodhur. Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; defektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun.

Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti