Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Temperatura në shtatzëni

Pershendetje Dr Mimoza, ju jam shume mirenjohese per pergjigjet e juaja, une tani sa kam hy ne muajin e 8, edhe kam skuqje fyti, dhimbje te vesheve dhe teshtitje, gjinekologeja ime me rekomandoj te shkoj te mjeku familjar, mjeku familjar me dha vetem kalcium, dhe paracetamol, por tani kam eedhe temperature 37.05, e kontaktova dr time me tha me pije antibiotike cefalexin 500 mg 4 here ne dite, desha ta di edhe mendimin tuaj, ju faliminderit per mirekuptim.

Kaltrina Kaltrina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina,

Jo vetëm në shtatzëni, temperatura e trupit konsiderohet normale deri 37-37.5ºC. Mbi këto gradë, tregon që organizmi i ka një problem. Temperatura, tregon se diçka nuk shkon mirë në organizmin tënd. Si fillim mund të përdorësh paracetamol për uljen e temperaturës dhe më pas të rekomandoj të ndjekësh udhëzimet e gjinekologes që të përcjellë shtatzëninë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti