Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i fortë

Pershendetje. Jam ne javen e 20 te shtatzanise dhe u be disa dite qe kam barkun e forte (sikur do me pelcasi), a eshte normale?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anxhela,

Mendoj se shkaku i pranisë së shenjave që referon, është shtatzënia e cila shtyp fundin e barkut duke dhënë ndjenjën e barkut të fortë. Qëndro sa më shumë shtrirë dhe shmangu nga qëndrimet në këmbë dhe punëve të rënda. Nëse nuk lehtësohesh nga këto këshilla, kërko te mjeku obstetër gjinekolog, ndonjë preparat për të cliruar muskujt e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(14 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 21-nje. Here pas here kam shqetesime rreth mesit dhe barkut poshte sikur te jem para mestruacioneve, dhe ne anen e djathte poshte barkut kam dhimbje ndonjehere ,a duhet te shqetesohem? dhe ju lutem me thoni kam 4 dite qe se kam ndjere bebin te levize a eshte normale? ju faleminderit.

/komuniteti