Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Mirembrema doktoreshe, te uroj per punen qe ben, periodat i kam pasur me 15 korrik dhe pas periodave planifikoja per femije, periodat zakonisht i kam te rregullta 28 dite, pas periodave kam pasur marredhenie te pambrojtura tani eshte dita e 3 qe kam vonese te ciklit sot bera nje test shtepiak preg cheek dhe vija c me doli e plot ndersa vija t shume e zbehte, nuk i besoj rezultatit pasi qe disa dite me rradhe kam dhimbje te barkut, fryerje gjithashtu dhimbje dhe fryerje te gjoksit dhe gjume jo te rehatshem naten, ndersa gjate dites e ndjej veten shume te lodhur dhe shume nervoz, keto shenja nuk me duken te njejtat me shenjat e perhershme te ciklit. Gjithashtu me rekomandim te mjekut konsumoj acid folik ne periudhe prej 3 javesh. Desha te dije mos valle testi eshte i sakte dhe une nuk jam shtatzane, me rrekomandoni cfare duhet te bej? Gjithe te mirat, naten.

Dita Aliu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita,

Nëse nuk i beson rezultatit të testit të shtatzënisë, të rekomandoj të bësh një beta hcg, e cila e konfirmon shtatzëninë ose jo. Shenjat që përshkruan mund të jenë fillimi i një shtatzënie. 

Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Uroj që brënda kësaj kohe, shtatzënia të ketë filluar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti