Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e lindjes

Pershendetje. Jam ne ditet e fundit te shtatzanise dhe doja te dija a jane shenjat per lindje keto: kur me leviz bebi me jep dhimbje te lehte ne fund te barkut, kam forcim te barkut dhe djersitje te menjehershme. Kur shtrihem me bllokohet frymemarrja. Nga vizita e fundit e kam lene qe kete te premte te operohem. Ju faleminderit qe i mirrni ne konsiderate pyetjet e mia.

Eda + Ambla. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Ada,

Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore. Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes. Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes. Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda. Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje.

Të uroj një bebe të shëndetshme.

jehonaaa (14 vite më parë)
Pershendetje,kam degjuar qe grat shtatzena te cilat ne analizat e para kan anti trupat rh negativ duhet te marrin nje injeksion kunder d, ne javet e 27 ta.Pyetja ime eshte se....A duhet ta marrin ket injeksion edhe ato gra shtatzena te cilat e kan rh positiv apo jo?

/komuniteti