Rreth peshës së bebit
Valentina Tuana Ibishi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valentina,
Në javën e 28-të të shtatzënisë, mesatarisht fetusi duhet të peshojë pak më shumë se 1 kg dhe nga kjo mendoj që pesha e bebit është në vlerë normale. Por kjo nuk do të thotë se fëmijët me peshë të ndryshme nga mesatarja (vlera e përshkruar më sipër), të mos rriten dhe zhvillohen normalisht.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, desha t'ju pyes rreth peshes se bebit tim. Jam ne javen e 28 te shtatzanise (fillimi) dhe beba ime peshon 1.280 gr. A eshte shume e vogel beba? Ju lutem me kontaktoni te me jepni pergjegje ngase jam merakosur shume. Me respekt Valentina.