Ultrazëri 4D
Eda Luka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eda,
Në shtatzëninë e hershme kjo teknologji përdoret për zbulimin e trashësisë së zverkut. Nëse zverku është i trashë, atëherë ky është një parametër që çon në mundësinë e fetusit për të patur anomali gjenetike por të cilat duhet vërtetuar apo larguar përmes analizave gjenetike dhe analizave të tjera të nevojshme. Me përdorimin e ultratingullit 4D, përcjellet zhvillimi i frytit në tremujorin e dytë si dhe zhvillimi dhe sjellja e fetusit në tremujorin e tretë të shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje MD. Mimoza, se pari ju faleminderoj per pergjigjet e juaja. Pyetja ime eshte ne lidhje me ultrazerin 4D, pasi jam ne dileme ne cilen jave duhet te behet dhe a eshte momenti i duhur ne javen e 21?