Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebes

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 32 dhe kam pase ultraza sepse mjeket mendojne se e kam beben pak me te madhe se qe duhet si dhe nje ngritje te lehte te lengut amiotik, ne ultraza mjeku tha qe bebi po duket mire po eshte pak me i madh pesha e bebes sime eshte 2.194 g, cfare mendoni ju a eshte shume bebi i madh? Ju pershendes shummme.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita,

Në javën e 32, pesha fetale duhet të jetë mesatarisht për rreth 1.7 kg. Pesha fetale është paksa e madhe, por kjo nuk përbën arsye për ty shqetësuar nëse gjendja e bebit dhe ecuria e shtatzënisë është normale. Në fund të shtatzënisë rreth javës së 39-40, mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë do të vlerësoj ekografikisht madhësinë e bebit dhe gjithashtu, tek ty do të kryej një proçedurë që quhet pelvimetria. Nëqoftëse përmasat e bebit përputhen me përmasat e baçinit, atëherë mund të tentohet për lindje me rrugë vaginale. Nëqoftëse përmasat e bebit janë më të mëdha se përmasat e baçinit, atëherë lindja mund të kryhet me seksio-cezarea.

Rritja e sasisë së likidit amniotik, është rezultat i një mos ballancimi ndërmjet kontributeve të lëngut përmes veshkave, likideve pulmonare dhe zhvendosjes nga gëlltitja fetale. Në javën e 33-të, duhet të përsëritësh ekografinë ku mjeku duhet të dalloj jo vetëm sasinë e likidit amniotik, por të kontrolloj edhe veshkat e bebit dhe gëlltitjen e tij.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

(14 vite më parë)
te falenderoj shummm doktoresh per pergjegjen .. pershendetje

/komuniteti