Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operim - rreziku dhe frika!

Mirembrema Dr. me fal per kohen qe po ju marre po kam shume nevoje per ndihmen tuaj, ju lutem te me ndihmoni jam ne skilet rreth lindjes sot isha ne kontroll dhe mjeku im me tha qe te premten mu paraqit ne spital per me me jap infusion per mu qel sepse jam ne javen e 40 dhe jam qel vetem 1 gisht edhe me tha qe kam nje defekt ashti mbi vagine eshte shume i lshun poshte dhe mundet me na ba problem ne lindje normale e rast se nuk qelna gjate tere nates me infusion ne mengjes me tha me me fut ne operim per lindje e do doja shume te me tregoni a eshte ne rregull kjo a eshte rrezik apo eshte me mire? Cfare te bej ju lutem me tregoni se eshte lindja ime e pare e shume po frigohem se mos po perjetoj shume dhimbje nga infusion e nuk do arrije me u qel e nfund me lind me operim! Cfare te bej ju lutem me tregoni a eshte ne rregull kjo gje apo cfare?

Rona Gashi (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Rona,

Organizmi i gruas, është përshtatur/projektuar për të riprodhuar jetën (fëmijët e tyre), duke lindur në rrugë vaginale. Pra lindja, është një fenomen fiziologjik. Kështu kanë lindur gjyshet tona dhe gjyshet e gjysheve tona e kështu me rrallë më tutje.

Lindja me operacion, është një zgjidhje që ofron mjeksia në raste të veçanta. Ajo praktikohet vetëm kur proçesi i lindjes në rrugë vaginale, mund të sjellë rrezik për shëndetin e nënës, të fëmijës apo i të dyve së bashku.

Për shkak të komplikimeve të mundshme doktorët iu rekomandojnë shtatzënave (në veçanti atyre që janë për herë të parë shtatzënë siç je ti) që lindja të kryhet me operacion. Unë nuk shoh ndonjë arsye për t'u bërë merak rreth mënyrës së lindjes me operim.

Sot operacioni cezarian, është një nga ndërhyrjet që kryhet rutinë në praktikën obstetrikale.

Uroj të kesh lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme!

/komuniteti