Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çarja e thithkës

Pershendetje doktoreshe, kam vajzen pese muajshe ma ka care njanen thithke te gjinjeve kam dhimbje shume kur pin bebi desha ta cek se kur linda nja tri jave e kisha kete problem por mu largu tash prap me eshte shfaq ne njeren thithke, perdori nje krem por sme kalon, cfare kremi propozoni ju? Ju faleminderit per pergjigjet tuaja.

Hatixhe Spahiu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esma,

Mënyra e dhënies së gjirit tek fëmija duhet të ndryshoj, që të mos ketë formim të ragadeve. Që të mos kesh dhimbje të thithkave, mundohu që fëmijës ti japësh të thithë edhe areolën (pjesën e errët të gjirit).

Tashmë që ragadet janë formuar, në ndihmë vjen pomada antiragad (pomadë kundër çarjeve të gjirit). Në farmaci tregtohet krem antiragad, kompresa multimam, të cilat vendosen në thithat e gjirit dhe gjendja jote do të qetësohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti