javë pas jave
Përshëndetje Ilia,
Udhëzimet mbi shtimin e peshës trupore të gruas gjatë shtatzënisë, bazohen mbi peshën e gruas përpara saj. Situata e peshës trupore përpara, vlerësohet nga indeksi i masës trupore. Indeksi i masës trupore është raporti i peshës së gruas para shtatzënisë me katrorin e gjatësisë të shprehur në metra. Pra, me dy të dhëna bazë, gjatësinë dhe peshën trupore të gruas para fillimit të shtatzënisë, vlerësohet indeksi i masës trupore (IMT). Me anë të tabelës së mëposhtme, mbështetur në bazë të indeksit të masës trupore, verifikohet vlerësimi i shtesës së peshës gjatë shtatzënisë deri në javën e 20-të, e më pas çdo javë pas javës së 20-të e deri në lindje.
|
Situata e peshës, në fillim të shtatzënisë |
Shtesa në 20 javët e para |
Shtesa çdo javë, pas 20 javëve të para |
Shtesa në peshë, në përfundim të shtatzënisë |
|
Peshë në normë (IMT* = 18.5 deri 25) |
3.5 kg |
0.50 kg në javë |
Nga 11.4 deri 16.0 kg |
|
Mbi peshë (IMT = 25 deri 30) |
2.5 kg |
0.35 kg në javë |
Nga 7.0 deri 11.5 kg |
|
Obezë (IMT > 30) |
2.2 kg |
0.25 kg në javë |
deri 7.0 kg |
|
Nën peshë (IMT < 18.5) |
4.0 kg |
0.60 kg në javë |
Nga 12.5 deri 18.0 kg |
Tashmë, mund ta llogaritësh vetë se sa duhet të jetë shtesa e peshës tënde gjatë shtatzënisë.
Shkolla të ndryshme mjeksore, japin vlerësimë të ndryshme mbi shtimin në peshë të gruas shtatzënë pasi ajo varet kultura, mjedisi gjeografik, stadi socio-ekonomik, struktura ushqimore që përdorin komunitet si dhe mjaft faktorëve të tjerë. Shpresoj të kem qënë e vlefshme në përgjigjen time.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje doktoresha! Doja te pyesja pak per shtimin tim ne peshe gjate kesaj periudhe. Une ne fillim te shtatzanise isha 77 kile tani jam ne javen e 33 dhe jam 92 kile. Kam shtuar gjithsej 15 kilograme. Por me kane thene qe muajin e fundit shton me shume, mund te me thoni sa kile mund te shtoj per kaq sa me ka ngel? Eshte e vertete qe gruaja humb gati 8 kile qe ne momentin e lindjes? Faleminderit.