Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendejte doktoreshe, kam dy pyetje per ju, por nuk di sa do jem e qarte ne pyetje. 1- Ka nje kohe qe ne buzet e vagines me paraqitet nje lyth mund ta quaj (jane si pucrra me uje, ke parasysh kur djegesh si behet lekura). Kam bere teste mirepo nuk kam pas kurrfare pergjigje e cila do me shqetesonte. Por ne kohe te fundit para qe te me paraqitet kam dhimbje ne ne ate pjese ku paraqitet, dmth diten e pare kam dhimbje te nesermen shfaqet, ka rast kur edhe me kruhet ajo pjese. Tani pas dy ose tre dite humbet. Cfare mund te jete me jepni nje sqarim? 2. vajza me daten 18 i ben 11 muaj kurse une deri me tash skam pasur menstruacione. Javen qe shkoi kam bartur peshe te rende dhe kam pasur dhimbje te vagines, mirepo nje dite dhe kaloi. Sot verej, sikur te jene sekrecione te kuqe, por nuk di a te them se eshte cikli menstrual apo dicka tjeter.  Dhimbje nuk kam. Mirepo ndjehem e raskapitur keto dy dite. Cfare mund te kem dhe cfare me keshilloni te bej? Shpresoj te jem e qarte sadopak, ju faleminderit.

Deta Nuredini (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbra

Ankesa për puçrat (lythe), kruarje etj, tregojnë për një infeksion të mundshëm qoftë sipërfaqësor. Patjetër që analizat diçka duhet të tregojnë, ndaj përsëriti ato në një klinikë tjetër. Trajtimi medikamentoz është i rëndësishëm, për të parandaluar rëndesën e mëtejshme të situatës.

Rrjedhja vaginale me ngjyrë të kuqe edhe mundet të jetë rifillimi i ciklit menstrual, por duhet vlerësuar te mjeku gjinekolog me vizitë gjinekologjike.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti