Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraktime të shpeshta

Pershendetje! Dje nga ora 23:00 me filluan disa kontraktime te forta cdo 10 min. te cilat me zgjaten deri ne oren 5 te mengjesit, nuk u paraqita ne spital sepse prisja plasjen e ujerave dhe kontraktime te beheshin me te shpeshta. Kjo eshte lindja ime e dyte, ne lindjen e pare me kane plas ujerat pastaj me kane ardhe dhimbjet. Ju lutem me ktheni nje pergjigjhe sa me pare se jam shume ne merak. Gjithe te mirat.

Eri Musta (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Eri,

Ajo çka ti ndjen, janë kontraksionet përgatitore të cilat me kalimin e javëve, do të bëhen më të forta dhe me të rregullta. Pikërisht në fillimin e këtij moment, mund të thuhet se po fillon aktiviteti i lindjes. Qëndro shtrirë, anash majtas sa më shumë të jetë e mundur.

Kontraksionet mund të fillojnë si një forcim i barkut, i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në fund të tij, apo edhe me shtrëngime të mesit. Ato perceptohen mjaft të durueshme nga gruaja dhe kanë karakteristikë që mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. Ju mund ta matni vetë kohëzgjatjen e tyre dhe sa është intervali ndërmjet tyre.

Si shenjë se lindja ka filluar është kur kontraksionet paraqiten çdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta. Gradualisht kontraksionet do të zgjasin më tepër, do të jenë më të forta dhe më të shpeshta. Paraqitu me maternitet, ku mjeku obstetër-gjinekolog do të bëjë ekzaminimet e nevojshme për ecurinë e lindjes.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Eri Musta (14 vite më parë)
Shume faleminderit ju uroj gjith te mirat.

/komuniteti