Rreth grupit të gjakut
Ariana Mala
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjana
Nëse edhe bashkëshorti e ka faktorin e gjakut rhezus negativ, mospërputhje dhe komplikime nuk mund të ketë. Shtatzënat me faktorin rhezus negative, duhet të marrin imunoglobinën mbrojtëse rreth javës së 28-të të shtatzanisë, në rastin tënd duhet të merret brënda 72 orë pas lindjes.
Rekomandohet që shtatzënat me Rh negativ, të kontaktojnë më shpesh mjekun gjatë shtatzënisë dhe ta vënë në dijeni pas çfarëdo gjakderdhje eventuale të mundshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 35 te shtatzanise dhe para 2 dite e kam bere grupin e gjakut dhe me ka dal B rh negativ. A eshte dicka rrezik per bebin pse kaq vone e kam bere grupin e gjakut a duhet me marre injeksione tani a mbas lindjes? Bebi a do lind normal apo me ndonje anomali? Ju lutem shume pergjigjuni pyetjes sime se jam mjaft e shqetesuar!