Ushqimi gjatë shtatzënisë
Diana Nika
(14 vite më parë)
Përshëndetje Donika,
Që shtatzënia të shkojë mbarë deri në fund të saj, meritë ka edhe ndjekja periodike nga mjeku obstetër-gjinekolog. Mbi këtë argumentim, të rekomandoj të kontaktosh me mjekun, i cili do të japë rekomandime të nevojshme.
Rregjimi ushqimor gjatë shtatzënisë, duhet të jetë korrekt dhe i rregullt sepse organimi i saj dhe i bebit ka nevojë edhe për vitamina dhe minerale. Kjo do të thotë që shtatzëna, duhet të marrë sasinë e nevojshme ushqimore qoftë edhe me zorr. Në të kundërt plotsimi mund të bëhet edhe me suplemente.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Jam ne javen e 14 te shtatzanise por nuk kam fare oreks, nuk mund te ha gjate dites asnje racion ose cka do qe ha menjehere do te vjell. As barnat qe mi pershkroi mjeku nuk mund ti pi. Jam e shqetesuar a do te zhvillohet foshnja pasi vitaminat po mundohem ti pi por prap i vjell. Cfare duhet te beje? Ju faleminderit shume.