javë pas jave
Përshëndetje Anesa,
Pasiqë ke vonesë cikli, bëj një test shtatzënie për të konfirmuar ose jo shtatzëninë. Nëse kjo del negative, duhet të kontaktosh me mjekun gjinekolog për të gjetur shkakun e vonesës së ciklit.
Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur ovuloni, është të numëroni. Së pari, duhet të dini se në cilën ditë do të ju filloje cikli menstrual i ardhshëm. (Nëse keni cikël të çrregullt menstrual, kjo metodë nuk funksionon për ju.)
Që nga ajo ditë, numëroni 12 ditë pas dhe pastaj 4 të tjera. Ju keni të ngjarë të ovuloni gjatë këtyre 5 ditëve rresht. Nëse keni cikël menstrual prej 28 ditësh, keni shumë mundësi që të ovuloni në ditën e 14. (Dita e 1, është dita e parë e ciklit tuaj menstrual; Dita 28 është dita e fundit, para ditës 1 të ciklit tjetër menstrual.)
Në raste çrregullimi, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, i cili ndihmon në gjetjen e ditëve fertile:
http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-
Gjithë të mirat.


Flm shum Dr Mimoza per pergjegjjen, por mua me kane thene qe lengu qe del kohe pas kohe nga organi gjenital i mashkullit ka mundesi te ndikoj ne shtatzani, kjo edhe me ka bere te mendoj dhe te kam frike edhe pse une kam tregu ne pyetjen me heret qe vetem ne fillim kam leju penisin mbrenda ne vagine mund te them pak sekonda se e gjitha eshte kry jashte vagine dhe sperma u derdh diku tjeter jo ne vagine. Une e kam cek me lart dhe me date kur e kam pas ciklin, e sot eshte dita e 26 un nuk kam ende asgje, qka mendon per kete? dhe nese nuk me vin edhe disa dite kur duhet te bej testin qe tregon a jam apo nuk jam shtatzene edhe pse lutem shume qe mundesia te jet Zero ashtu si jeni shpreh ju dhe nese ka mundesi me dite kur e kam diten e ovulacionit, qe 3 muaj i kam cdo te 25 dite ciklin flm edhe njehere per pergjegjje dhe shume suksese ne punen tuaj, shpresoj te marre edhe kete pergjegje sa me shpejt sikur heren e pare shume shume flm Zoti te shperbleft se pergjegja juaj me ka qetesu pak, gjithe te mirat.