Çrregullimi i ciklit!
Anila Kodra
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anila,
Duphaston është preparat hormonal. Marrëdhënia seksuale nuk ndikon ne rregullimin e ciklit. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin e duhur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor! Jam nje vajze 17 vjece dhe kam filluar te kryej marredhenie seksuale perpara 4 muajsh. Pasi kreva viziten e pare tek mjeku gjinekolog, ai me dha 15 kokrra duphaston sepse keto dy muajt e fundit me eshte crregulluar cilki. Kam 5 dite qe po pij medikamentin qe me rekomandoi doktori nga dy here ne dite por periodat ende nuk me kane ardhur. A ndikon marredhenia seksuale 2-3 dite perpara se te te vije cikli ne crregullimin e cilkit? Ju flm per kohen dhe vemendjen tuaj!