Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javëshe jam?

Doktoreshe, jam serisht Lona. Pershendetje dhe faleminderit per pergjigjen, une diten e pare te gjakderdhjes e kam pasur me 11 gusht 2010, sa javeshe i bie te jem dhe dicka tjeter kam nje shqetesim me ndodhe qe 2 here ne dite, mua me kap per nje moment nje dhimje barku sikur do me vijne menstruacionet, por pastaj me kalon. A eshte normale per moshen e shtatzenise qe jam, dhe bebin e degjoj me lehte te levizi, kur me leviz, me leviz shume poshte dhe me duket sikur me ngacmon fshikezen e urines nese me kuptoni. Dhe dicka te fundit te pjesa e ijeve ndjeje dhimbje ndonjehere, lodhem shume shpejt. Ju lutem me thoni nese jane normale keto shqetesime per moshen e shtatzenise qe kam. E mirepres pergjgjen tuaj.

Lona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona.

Sipas datës që ke shkruar, nesër me datë 21 prill 2011, shtatzënia llogaritet të jetë 36 javë dhe 1 ditë.

Zmadhimi i mitrës, shtyp fshigzën e urinës që të jep ndjenjën e kërkesës për urinim më të shpeshtë. Lëvizjet e bebit në moshën e shtatzënisë që je, edhe lehtësohen. Megjithatë, numëroji lëvizjet fetale për periudhën që je zgjuar, dhe tregoja mjekut.

Dhëmbjet e mesit, mund të kenë shkak edhe infeksionet urinare por edhe shtimi në peshë i gruas shtatzënë, bën që të rëndohen dhëmbjet e mesit dhe jep arsyet e lodhjes së shpejtë.

Ndjenja e rëndesës në fundin e barkut, tregon që gradualisht po afron koha e lindjes.

/komuniteti