javë pas jave
Përshëndetje Ema,
Rreziku i abortit ndodh të paktën në 20% të grave shtatzëna, të cilat paraqesin gjakrrjedhje vaginale gjatë tremujorit të parë. Kjo përqindje është më e rritur tek gratë që kanë shtatzëni të shumëfishtë, pra presin të lindin dy ose më shumë bebe.
Në shumicën e rasteve mendohet se gjakrrjedhja e ka origjinën nga shtrati i implantimit të vezës. Qafa e mitrës mbetet e mbylluar dhe sasia e gjakut është e pakët, me apo pa dhimbje në fund të barkut. Pra gjakrrjedhja që ju paraqisni e cila tashmë ka kaluar, tregon që mjeku juaj e ka vlerësuar gjëndjen dhe ju ka dhënë mjekim të përshtatshëm.
Me kalimin e ditëve, duke ndjekur këshillat dhe terapinë që ju ka dhënë mjeku, shpresoj që do ta kaloni rrezikun e abortit.
Me dëshirë ju uroj shtatzëni normale.


Pershendetje e nderuar, une jam shtatzane ne javen e 8, para 8 dite kam pas gjakderdhje mjeku me ka rekomandu kete terapi Progesteron amp a 50 mg 5 dite, Utrogestan tab 10 dite, edhe Folan, dhe me ka rekomandu pushim shtrati dy jave, desha te pyes a ka ma rrezik per abort, a duhet me vazhdu pushim ende, une ma gjakderdhje skam pas?