Gripi në shtatzëni
Ana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ana.
Mundet të jetë gjendja e virozës së stinës, që ka sjellë simptomat që referon. Përdorimi i një tablete paracetamol çdo 4 orë, e shoqëruar me sasi suplementare me vitamina C dhe çaj të ngrohtë, është rekomandimi im.
Dhëmballët, bën mirë t’i konsultosh me mjekun stomatolog i cili do të rekomandoj trajtimin e duhur.
Uroj të shërohesh sa më shpejt, sepse bebi po vjen.
Pershendetje doktoreshe, doja te dija se cfare ilaci mund te perdor per qetesim keto dite qe me ka zen gripi, sepse jam shume e bllokuar, me dhembin gryket, temperature, se di me saktesi sepse se kam matur, por gjithe naten me zor me ze gjumi nga dhembjet e kokes dhe te kockave... jam ne javen e 36 tani. Doja te dija dhe nese mund te marre kalcium plus, gjate ketij muaji sepse po me fillojne nja dy dhemballe, dhe e shoh qe se kam mire gojen fare, nuk e di nese mund te me sugjeroni ndonje kalcium pervec prenataleve qe po perdor... ju perdhendes dhe ju falenderoj...