Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në lidhje me analizën beta hcg

Doktoresha Moza se pari ju pershendes, desha te ju pyes ne lidhje me analizen beta hcg a konformon 100% shtazanine, une ciklin e fundit e kam pasur em 3 korrik dhe isha ne nje kontroll para 2 javesh doktoresha me tha qe po ek shenja te shtatzanise edhe testi em doli ashtu pak i dyshimte e sot isha ne kontroll tek nje doktoreshe tjeter dhe ajo me beri beta hcg dhe me tha qe nuk jeni shtatzene, jam pak sa e merzitur e shqetsuar se dua te shkoj ne pushim pasneser dhe nuk e di si ti a bej, me fal se e zgjata.. Urime festa e fiter Bajrami!

Lea Ida (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Testi i beta HCG, vlerëson me saktësi të rritur praninë e shtatzënisë. Në periudhë normale te jetës, treguesi i beta hcg është < 5 mlU/mL. Në javën e tretë ai shkon deri në 50, e në javën e katërt treguesi mund të shkojë deri në 400.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti