Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kam nevojë për konsultim me mjekun?

A duhet te konsultohem te mjeku me ndonje gjinekolog apo te bej analiza te vagines sepse nuk po mund te kem marredhenie te shpeshta per shkak te eres?

flora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora.

Simptomat më bëjnë të dyshoj për vaginozë bakteriale, e cila konsiderohet si prishje e ekuilibrit të ambjentit vaginal për shkaqe të ndryshme por edhe nga raporti seksual. Duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për t’u diagnostikuar dhe gjetur preparatin më të favorshëm për trajtim.

Flora, duhet të mjekohesh, sepse pasojat mund të jenë të rënda sidomos në drejtim të shëndetit riprodhues. Të këshilloj të ushtrosh kujdes gjatë raporteve seksuale si dhe kujdesu për higjenën personale. E thënë ndryshe, mbrohu nga situatat që sjellin infeksione si dhe largohu nga dushet vaginale dhe sidomos përdorimi i sapunëve komercial dhe shampove, pasi dëmtojnë dhe prishin ekuilibrin e ambjentit vaginal.

Kjo përgjigje, vlen edhe për pyetjen mbi dhëmbjet e barkut gjatë raporteve seksuale sepse mund të jetë shenjë e një infeksioni.

Të uroj shërim të shpejtë.

g.m (5 vite më parë)
pershendetje jam 20 vjec kur kryhej marredhenie seksuale me del gjak domethen ekam bere heren e pare normale qe ka dal gjak...por edhe heren e dyte edhe te trete ka dal gjak edhe kam pak merak pse mos eshte na nje gje

/komuniteti