javë pas jave
Përshëndetje,
Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në 3 mujorin e parë, me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e 3 mujorit të dytë për të realizuar ndërhyrje të thella. Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në 3 mujorin e tretë, përsëri me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e pas lindjes për të realizuar ndërhyrje të thella.
Por në praktikat mjeksore, është e rekomanduar që gruaja shtatzënë duhet të konsultohet rregullisht me mjekun stomatolog për problemet e saj me dhëmbët. Vendimet për ndërhyrje si mbushje, heqje etj, merren sipas rastit dhe në bashkëpunim të mjekut stomatolog dhe obstetër.
Stresi që vjen nga dhimbja e dhëmbëve, infeksioni i dhëmbëve apo i mishrave të dhëmbëve mund të sjellë probleme për fetusin. Prandaj kur konsulta mjeksore e vlerëson të arsyeshme, pacientja shtatzënë mund të lejohet të kryejë ndërhyrje dhe mjekime tek dhëmbët apo mishrat e gojës.
Gjithë të mirat.


Doktoreshe, une jam ne javen e 9 te shtatzanise, ne tre mujorin e pare dhe kam shume dhimbje dhemballe, dentisti me ka thene per mbushje dhembi, por jo perpara duhet konsultohem me gjinekologun tim. Pyetja ime eshte a ben dem anestezia? po paracetamolet augumentina qe une jam duke pire tani? a i behet myk bebit? Faleminderit.