javë pas jave
Përshëndetje Deni,
Nëse trajtimi i ureaplazmës bëhet normalisht, atëherë të gjitha pasojat janë të tejkaluara.
Nëse nuk shërohet, ureaplasma mund të shpie tek aborti spontan, lindja e parakohshme apo infeksioni i placentës. Poashtu, për shkak të përqëndrimit të madh të ureaplasmës, foshnja mund të ketë peshë të vogël në lindje.
Mjekimi që unë të rekomandoj është terapia me antibiotikë e tipit të eritromicinës, që nuk ndikon tek bebi por, mbron nga komplikacione mjaft të rëndësishëm që mund të japin gjatë shtatzënisë siç është plasja parakohe e membranave apo lindja parakohe. Por, përshkrimin në recetë e jep mjeku që ndjek shtatzëninë tënde.
Pas trajtimit të ureaplazmës, është e rekomanduar përsëritja e testit tre javë pas përfundimit të antibiotikëve. Të uroj shërim sa më të shpejtë për të patur ecuri normale të shtatzënisë deri në lindje.


Doktoresha duke ju falenderuar shume per pergjigjet me dashamiresi qe na jepni doja t'iu pyesja rreth nje problemi tjeter qe kam. Kur bera disa analiza, analiza e ureaplazmes me doli pozitive. Tani jam ne muajin e katert te shtatzanise a rrezikoj per ndonje abort spontan? a kurohet gjate shtatzanise ureaplazma? Ju falenderoj edhe njehere. Deni.