Dhimbjet e barkut gjatë marrëdhënieve seksuale
Flora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Flora.
Nuk duhen pranuar, raporte seksuale të shoqëruar me dhëmbje barku. Dhëmbja e barkut gjatë raportit seksual, është simptomë e infeksioneve në organet pelvike ose e sëmundjes inflamatore pelvike
Të rekomandoj vizitë tek mjeku gjinekolog, për të përcaktuar shkakun dhe marrë trajtimet e nevojshme. Që mjekimi të ketë rezultat, edhe partneri duhet të vizitohet dhe trajtohet paralelisht me ty.
Ju uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje, deshta te pyes pse kam dhimbje barku kur kam marredhenie seksuale edhe pse jam martuar qe 9 muaj dhe ende me dhemb barku ne anen e djathte?