Sekrecionet në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Edita
Ankesa jote, tregon për një infeksion gjinekologjik. Analiza do të përcaktoj diagnozën, dhe pa tjetër duhet të trajtohesh me medikamente mjeksore. Disa infeksione, përveç prishjes së konfortit, janë problematike edhe për ecurinë normale të shtatzënisë.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 34 dhe po kam shume sekrecione te verdha dhe djegje thuajse gjate tere kohes por me shume gjate marredhenjeve, kam qene te mjeku me ka bere strishon vaginale dhe me tha qe te shkoj me daten 31 gusht, po une jam shume keq prej sekrecioneve nuk po muj te rri komfort gjate dites nga djegja, cfare te bej a eshte dicka e demshme per bebin? jam shume ne merak, ju pershendes dhe ju falenderoj per pergjegjjet e deritanishme na ndiihmoni shume.