Pas abortit kam njolla kafe 5-6 ditë para periodave
Anita Bregu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anita
Njollat kafe para ciklit menstrual, nuk janë problem. Nëse kërkon një shtatzëni të re, përveç ekzaminimeve që ke kryer duhet të plotsohesh edhe me disa analiza të tjera të cilat duhet ti këshillojë gjinekolgu yt në varësi të vlerësimit nga vizitat gjinekologjike, analizat dhe ekzaminimet qoftë edhe ekografike. Vizita gjinekologjike vlerëson gjëndjen e qafës së mitrës dhe sekrecionet vaginale. Edhe vlerësimi i spermogramës, është i domosdoshëm kur kërkohet shtatzëni. Nëse këto ekzaminime rezultojnë normale, atëherë shtatzënia nuk ka pse të mos ndodhë.
Të uroj fat.
Pershendetje! Jam nje vajze 28 vjece dhe para nje viti pesova nje abort spontan dhe 2 muaj rresht pas abortit pata shume hemorragji dhe dhimbje, pastaj cdo gje u normalizua. Pas 6 muajsh deshiroja prap te nisja nje shtatzeni. Doktori me tha te beja analizat torch. Pasi i bera doli cdo gje ne rregull. Tani kam 6 muaj qe tentoj te ngelem shtatzene por pa sukses. Qe nga muaji i pare qe kam tentuar dhe deri tani 5-6 dite para periodave kam njolla kafe ose pak te kuqe ose pak te trasha. Ne kemi tentuar rregullisht 1 dite po nje dite jo. (ne shtatzenine e pare ngela shtatzene qe ne muajin e pare vetem me nje tentative) ne nuk pime as alkol, as cigare as une as bashkshorti. Acidin folik e kam filluar 1-2 muaj para konceptimit. Analiza e urines me ka dale pergjithesisht mire. Doktoresh ju si me sugjeroni? A kam nevoje per ndonje analize tjeter? Apo nuk duhet te shqetesohem dhe te vazhdoj te provoje? Ju falenderoj nga zema.