Lëngu ngjyrë kafe
Ela Ela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Suhejla
Sekrecionet kafe para ciklit menstrual, nuk janë problem. Por periudha kohore midis dy cikleve (ashtu si e përshkruan), është e shkurtër. Të rekomandoj të bësh ekografi për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Më pas konsultohu me mjekun gjinekolog, për të marë trajtimin nëse ëhstë e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.! Ju kam derguar edhe nje here kete pyetje por nuk kam marre pergjigje. Mua menstruacionet me zgjasin 8 dite por 4-5 dite para dites se pare te menstruacioneve kam si lloj menstruacioni ngjyre kafe (si lengu i sekrecioneve te bardha por ky komplet i kafte) keshtu qe desha te ju pyes cka mund qe te jete kjo, a eshte tamam menstruacion, a duhet ta llogariti si gjak menstruacioni apo eshte ndonje crregulllim kjo po me ndodh qe 3-4 muaj. Dhe a eshte normale nese ne mes te dy menstruacioneve koha e pastrimit eshte 15-17 dite. Faleminderit per mirekuptim!