Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë
Dorina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dorina.
Dhëmbjet e barkut, mund të vijnë për shkaqe të ndryshme. Gjatë shtatzënisë, nuk duhet të neglizhohen dhe të merren si shqetësime të rëndomta. Dhëmbjet e barkut të pandërprerë ose kur janë të përsëritura në periudha kohore, përpara kohës së parashikuar për lindje, konsiderohen si simptoma për rrezik lindje të parakohshme.
Prandaj rekomandohet, që gjatë shtatzënisë, kur gruaja konstaton dhëmbje barku menjëherë duhet të drejtohet tek mjeku gjinekolog. Si këshillë e rradhës, rekomandohet shtrirja anash majtas gjatë gjithë kohës së shtatzënisë.
Për qetësim të shpejtë, rekomandohet shtrirja me shpinë duke i ngritur këmbët mbi lartësinë e kokës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam nje grua 27 vjeç qe po pres te behem me femijen e dyte, kam nje dhimbje ne fund te barkut qe me dhemb shpesh, jam ne fillim te muajit te 6. Doja te shtoja se femijen e pare e kam bere me operim mos vjen nga kjo dhimbja qe kam sepse sa here qe bej eko me del qe jam mire?!