Të çarat në trup
Liridona Limani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Liridona,
Striat e lëkurës që formohen nga shtatzënia, quhen stria kutis rubra (të kuqe). Pas lindjes, kur lëkura e barkut rimerr elasticitetin dhe turgorin (njomështinë e saj), quhen stria kutis alba (të bardha).
Për parandalimin e formimit të tyre, dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave kozmetik. Nëse striat bëhen të pranishme, mjeku dermatolog ka vetëm mundësinë e rekomandimit të medikamenteve që vetëm përmirësojnë pamjen e tyre.
Pas lindjes ato zbardhen, duke u bërë më pak të dukshme, por ato nuk zhduken përfundimisht.
Gjithë të mirat.
Pershendetje desha tju pyes, jam ne muajin e 7 te shtatzanise dhe me eshte care barku si mundem pas shtatzanise ti heq keto te cara, me ndonje krem apo tretman? Ju uroj festen kalofshi bukur.