Dhimbjet gjatë shtatzënisë
Era
(15 vite më parë)
Përshëndetje Era.
Dhëmbjet e shpinës gjatë shtatzënisë, ndodhin për shkak të rritjes të peshës trupore si dhe të ndryshimit të gravitetit të trupit. Ky është shkaku kryesor, i cili reduktohet nëse kujdesi i shtatzënës ndaj mbi lodhjes apo qëndrimeve të vështira është i vazhdueshëm.
Dhëmbjet e shpinës gjatë shtatzënisë, mund të jenë pasojë edhe e infeksioneve urinare. Prandaj është e rekomanduar që; në rast të dhëmbjeve të shpinës së grave shtatzëna, kontrolli dhe kontakti me mjekun është shumë i rëndësishëm.
Të uroj shërim të shpejtë.
E nderuara doktoreshe, desha tju pyes, une jam ne javen e 26 te shtatzenise dhe me dhemb ana e djathte tek brinjët dhe ana e djathte mbas shpines, shpesh nuk mundem te qendroj ulur shume se me kap dhimbja, ndersa nuk mundem as te flej ne anen e djathte, vetem majtas gjej qetesi. Cila eshte arsyeja e dhimbjes? Ju falenderoj shume per kontributin e juaj te vazhdueshem.