javë pas jave
Përshëndetje Aurora,
Ju duhet ta dini, se mos ardhja e menstruacioneve në ditën që gruaja pret ardhjen e ciklit menstrual, të çon në mendimin për fillimin e një shtatzënie. Por, mosardhja e menstruacioneve nuk është gjithmonë shenjë e sigurtë për fillimin e shtatzënisë.
Edhe zmadhimi dhe tendosja e gjirit, duke qënë pak i dhëmbshëm në prekje dhe errësimi i areolës për rreth thithkave, është një shenjë e fillimit të shtatzënisë. Por, edhe kjo shenjë nuk është e sigurtë.
Shtimi i sekrecioneve vaginale, është një shenjë tjetër që mund të tregoj fillimin e shtatzënisë. Por, edhe kjo shenjë nuk jep siguri për atë që pritet.
Shija jo normale e gojës, ndjenja e të vjellit apo ndjenja e neverisë kundrejt disa ushqimeve, mbeten një nga shenjat për fillimin e shtatzënisë. Por, edhe këto shenja nuk japin siguri për atë që mendohet.
Kombinimi i këtyre shenjave mund të tregoj për fillimin e shtatzënisë. Megjithatë, analiza më e thjeshtë për të treguar shtatzëninë është ajo e urinës. Të qënit shtatzënë, bën që në qarkullim të shtohet niveli i gonadotropinave korionike, hormone që gjënden edhe në urinë. Gjetja e këtij hormoni, është një shenja me shkallë të lartë sigurie për të treguar fillimin e shtatzënisë. Ky test bëhet me urinën e mëngjezit ose në serumin e gjakut.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresha Mimoza, kisha nje pyetje, prej ciles jave paraqiten simptomet e shtatzanisë? Ju flm. Kaloni bukur.